Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Cilësia e plazheve në Shqipëri, Fation Plaku: Ndotja mbetet ende shqetësuese
Edhe pse gjatë dy-tre viteve të fundit cilësia e plazheve vendase është përmirësuar, duke u lënë më shumë hapësira publike pushuesve dhe duke kufizuar disi sektorin privat, ndotja e ujërave dhe e ambienteve përreth mbetet ende një shqetësim për vizitorët. Fation Plaku, udhërrëfyes dhe eksplorues, shprehet për gazetarin Drini Zeqo, në Klan News, se përpjekjet e Ministrisë së Turizmit nuk janë ende të mjaftueshme dhe se plehrat në brigjet shqiptare vazhdojnë të jenë të pranishme. “Ministria ka bërë një punë të mirë për pastrimin e plazheve, por plehrat janë ende aty. Përveç shtetit, edhe sektori privat duhet të ndërmarrë nisma për pastrimin. Personat që ndosin ambientin duhet të gjobiten“, thekson Plaku. Megjithatë, Shqipëria vazhdon të mbetet një destinacion turistik shumë i dashur. Përveç aktiviteteve në...