Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Cila ishte kompania më e pasur në histori?
Shekulli XVII-të ishte Epoka e Artë e kolonializmit evropian. Disa nga kompanitë më të mëdha në historinë botërore u krijuan pikërisht në këtë periudhë kohore, e cila u solli atyre nivele të atilla të ardhurash, që i kalonin shumë herë të ardhurat e super-kompanive aktuale. Nivelet e jashtëzakonshme të të ardhurave, do t’i lejonin disa prej këtyre të nisnin të vetë-administroheshin, shpesh duke vepruar jashtë autoritetit të vendit që i krijoi ato. Shumënjerëz kanë dëgjuar me siguri për kompaninë e famshme britanike të Indisë Lindore, e cila do të arrinte nivele të paimagjinueshme të pasurisë, dhe do të sillte një epokë të artë në Mbretërinë e Bashkuar. Por ato nivele të ardhurash, nuk krahasohen me vlerën e paparë monetare që arriti Kompania e Indisë Lindore e Holandës. Vereenigde Oostindische Compagnie në holandisht, ishte një mega–korporatë e krijuar nga qeveria holandeze, e cila anuloi konkurrencën e lirë dhe krijoi një monopol. Pas bashkimi në një mega-kompani VOC do të bëhej kompania e parë në botë e listuar publikisht në bursë, dhe që do e lejonte publikun të blinte aksione në ekspeditat që vazhdoi. Shumë historianë të ekonomisë i referohen kësaj ngjarje...