
Çift fierak kapet në Kakavijë me 63 kg kanabis, arrestohen nga policia
👁6575
Një operacion i Policisë Kufitare në Kakavijë ka çuar në arrestimin e dy shtetasve nga Fieri, të cilët tentuan të trafikonin drejt Greqisë 63.2 kilogramë kanabis të fshehur në automjetin e tyre. Gjatë kontrolleve me teknologji të avancuar dhe qen antidrogë, në makinën e tyre u zbuluan 60 pako me lëndë narkotike, të fshehura në parafangot dhe shasinë e automjetit. Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP” Të arrestuarit janë Osman Kamberaj, 44 vjeç, dhe Enkeleda Xhemali, 45 vjeçe, të dy banues në Fier. Përveç drogës, policia sekuestroi edhe 1890 euro, tre celularë dhe automjetin e përdorur për trafikim.Reklama në FieriWeb...
Burimi:
Fieriweb.com