“Chivu perfekt për një arsye”, Zanetti: Champions? Kam vuajtur më shumë finalen me City-n

“Chivu perfekt për një arsye”, Zanetti: Champions? Kam vuajtur më shumë finalen me City-n

Një sezon i ri për të rinisur me një projekt të ri, pa harruar të kaluarën, gjërat e mira të bëra dhe gjërat më pak të mira të përjetuara. Javier Zanetti, zëvendëspresident i Inter-it, e përshkroi kështu situatën aktuale të klubit zikaltër në një intervistë me Juan Pablo Varsky në Clank!. Fundi i hidhur i sezonit të kaluar, por edhe zgjedhja e Cristian Chivu si trajner i ri, ishin gurët themelorë të bisedës së gjatë: “Kërkonim dikë që ishte si i shtëpisë, që e njihte mjedisin. Cristian ishte një ish-shoku im i ekipit; ai e njeh klubin, ka personalitet dhe e njeh këtë bazë tifozësh. Ai është zgjedhja perfekte”. Tani, nis një rrugën e re, duke lënë mënjanë zhgënjimet e një sezoni që nuk i...