Chivu: Na duhet versioni ynë më i mirë për ta fituar derbin, renditja nuk ka rëndësi

Chivu: Na duhet versioni ynë më i mirë për ta fituar derbin, renditja nuk ka rëndësi

Trajneri i Interit, Cristian Chivu, foli për derbin ndaj Milanit, duke theksuar se skuadra duhet të japë maksimumin dhe të mos kënaqet me atë që ka arritur deri tani: “7 derbe pa fitore? Duhet t’ia bëjmë vetes pyetjet. Kjo nuk do të thotë se lojtarët nuk janë përpjekur, por se episodet nuk kanë qenë në favorin tonë. Na duhet ekuilibër, motivim, sakrifica, uri dhe disiplinë. Duhet të përveshim mëngët, pa menduar se lojtarët tanë të fortë mund t’i zgjidhin vetë gjërat. Thuram? Është mirë. Ka gjetur ekuilibrin e duhur, ndërsa golat i japin entuziazëm dhe besim. Jam i sigurt se do të ketë energji edhe në derbi. Në derbi nuk ka favorit. Jemi vetëm në javën e dhjetë. Historia tregon se kjo ndeshje nuk është domosdoshmërisht...