Chivu: E merituam fitoren ndaj Fiorentinës, nuk u thyem përballë padrejtësive

Chivu: E merituam fitoren ndaj Fiorentinës, nuk u thyem përballë padrejtësive

26 Tetor 2026 7:30 Alfred Lleshi Cristian Chivu vlerësoi reagimin e Interit në fitoren 2-1 ndaj Fiorentinës, pas një tjetër përmbysjeje. Zikaltrit kanë grumbulluar 13 pikë në Serie A, pasi kanë qenë në disavantazh, më shumë se çdo skuadër tjetër në pesë kampionatet kryesore europiane. “Zhvilluam një ndeshje serioze. Pësuam gol nga një goditje prej 30 metrash, por nuk kam asgjë për t’u qortuar lojtarëve për cilësinë e lojës. Qëndruam të kthjellët edhe pas golit të Fiorentinës. E meritonim fitoren dhe do ta thosha këtë edhe sikur të humbnim 0-1”, – deklaroi trajneri për DAZN. Chivu komentoi edhe penalltinë e pretenduar për kontaktin mes Viery dhe Thuram: “Jemi të kënaqur me reagimin. Nuk u ndalëm përballë disa padrejtësive. Ato nuk na thyen, përkundrazi, na dhanë...