Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Chelsea përmbys me goleadë Betisin, ngre trofeun e Conference League-s dhe bëhet i pari ekip që fiton kupë të UEFA-s
👁3238
Chelsea është fituesi i UEFA Conference League-s. Blutë e Londrës nuk e kanë vënë aspak në rrezik fitoren në finalen përballë Real Betisit. Chelsea ka mposhtur bindshëm me shifrat 4-1 spanjollët. Ezzalzouli kaloi shpejt në epërsi Real Betisin, por ekipi i Maresca-s përmbysi shifrat në pjesën e dytë të lojës. Fernandesi (65’), Jackson (70’), Sancho (83’) dhe Caicedo (90’+1’) vulosën fitoren e Chelsea-t. Ekipi anglez ngriti kështu trofeun e Conference League-s në qiellin e Wroklaw-ës, duke vendosur edhe një rekord në Europë. Chelsea bëhet i pari ekip europian që ka në kabinetin e tij të gjithë trofetë e mundshëm të...