Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Chelsea përforcohet në sulm
Chelsea ka afruar sulmuesin brazilian, Joao Pedro nga skuadra e Brighton. Pedro, ka firmosur një kontratë, që do ta mbajë në Londër deri në vitin 2033. Operacioni në fjalë i ka kushtuar arkave të Chelseat jo pak por 63 milionë euro. “Chelsea është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e lojtarit brazilian Joao Pedro nga Brighton and Hove Albion”. “Sulmuesi 23-vjeçar ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me “Blutë” që vlen deri në vitin 2033 dhe i bashkohet skuadrës menjëherë përpara çerekfinales së Kupës së Botës për Klube kundër Palmeiras”, thuhet në njoftim.