Chelsea në Champions, trajneri Maresca u mbyll gojën kritikëve me një sharje të rëndë

Chelsea në Champions, trajneri Maresca u mbyll gojën kritikëve me një sharje të rëndë

Enzo Maresca u tha kritikëve të Chelsea “Fu*k off” pasi skuadra e tij siguroi kualifikimin në Champions League sezonin tjetër, pas fitores 1-0 në fushën e Nottingham Forest. Goli i Levi Colwill në fillim të pjesës së dytë vendosi fitoren, që do të thotë se “blues” do të kthehen në nivelin më të lartë të futbollit evropian pas dy sezonesh. Ata mund të përfundojnë një sezon historik në vitin e parë të Maresca në krye, nëse mund të mposhtin Real Betis në finalen e Conference League të mërkurën. Ata synojnë të bëhen skuadra e parë që fiton të tre garat...
Burimi: Telesport.al