Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Champions League/ Shkëndija mposhtet minimalisht në shtëpi
Shkëndija e Tetovës nuk ka arritur të përfitojë nga faktori fushë në ndeshjen e parë të turit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve, duke u mposhtur 1-0 nga Qarabag. Sfida e zhvilluar në stadiumin e qytetit të Tetovës u vendos nga një episod në minutën e 18-të, kur Bayramov realizoi nga pika e bardhë të vetmin gol të takimit, duke kaluar azerët në avantazh. Në pjesën e dytë, skuadra e drejtuar nga Jeton Beqiri u përpoq të rikthehej në lojë dhe krijoi disa raste të mira, por mungesa e saktësisë në finalizim dhe ndërhyrjet e mbrojtjes mike nuk lejuan barazimin. Rasti më flagrant erdhi në fundin e takimit, kur kapiteni Ibraimi shpërdoroi një mundësi të artë për të rikthyer shpresat para ndeshjes së kthimit....