Champions League: Roma mjaftohet me supergolin e Cristante, PSV befasohet nga Shakhtar (video)
10 Shtator 2026 19:33 Telesport Ndryshe nga dy ditët e para, në dy ndeshjet e para për sot në Champions League, golat janë me pikatore. Në Stamboll, pjesa e parë mes Fenerbahce dhe Romës është mbyllur 0-1 në avantazhin e verdhekuqve. Rasti i parë i rrezikshëm i pjesës së parë ishte në minutën e 21-të, ku Paulo Dybala ishte i vetëm përballë Ederson, por nuk arriti dot të ndëshkonte portierin brazilian, i cili bëri një super pritje. Sfida u zhbllokua në minutën e 39-të, ku Roma kaloi në avantazh falë golit të shënuar nga Bryan Cristante me një goditje fantastike me të djathtën jashtë zonës së rreptësisë, pas asistit të Donyell Malen. SHIKOGOLIN Në “Philips Stadium”, pjesa e parë mes PSV dhe Shakhtar Donetsk është...
Burimi:
telesport.al