Champions League/ PSG i jep leksion Manchester City-t, spektakël me 6 gola në Angli, Haaland nuk mjafton!
Paris Saint-Germain ka fituar 4-2 ndaj Manchester Cityt, në një ndeshje spektakolare, ku skuadra franceze krijoi një avantazh të rëndësishëm që në pjesën e parë dhe arriti ta ruajë deri në fund. PSG e mbylli pjesën e parë në avantazhin e tre golave, ndërsa Manchester City u rikthye në lojë pas pushimit, duke kërkuar me ngulm përmbysjen. Erling Haaland shënoi golin e parë për anglezët në minutën e 53-të, me një goditje me kokë pas krosimit të Ndiaye. Megjithatë, në minutën e 62-të, Akliouche realizoi golin e katërt për PSG-në, duke e çuar rezultatin në 4-1 dhe duke vështirësuar misionin e vendasve. City nuk u dorëzua dhe vijoi të sulmonte. Haaland goditi traversën në minutën e 74-t, ndërsa vetëm një minutë më vonë shënoi golin...
Burimi:
javanews.al