Champions League, pjesët e para: Doue “nderon” PSG-në. Liverpool rikthehet në lojë. City dhe Roma “ok” (video)
20 Tetor 2026 21:50 Telesport Kanë përfunduar pjesët e para në takimet e mbrëmjes në Champions League. Në sfidën kryesore të mbrëmjes në “Parc des Princes”, PSG po fiton 1-0 ndaj Barcelonës, pas golit shumë të bukur të Desire Doue, jashtë zonës së rreptësisë, në minutën e 38-të. Liverpool po barazon në “Anfield” 2-2 ndaj Villarreal. Në golin e parë të shënuar nga Georges Mikautadze, ishte dhuratë nga gafa e Virgil van Dijk. Sergi Cardona dyfishoi shifrat për spanjollët në minutën e 28-të. Alexis Mac Allister riktheu në lojë Liverpool-in me golin e tij me kokë në minutën e 38-të, pas krosimit nga goditja e këndit. Ronald Araujo barazoi shifrat 2-2 në shtesën e pjesës së parë, duke shënuar me kokë pas krosimit të Rio...
Burimi:
telesport.al