Champions League, pjesa e parë: PSG “spektakël” ndaj City, Mbappe i kundërpergjigjet direkt Romës (video)

Champions League, pjesa e parë: PSG “spektakël” ndaj City, Mbappe i kundërpergjigjet direkt Romës (video)

Kanë përfunduar pjesët e para në takimet e mbrëmjes në Champions League. Në “Etihad”, Manchester City është duke u mundur 0-3 nga PSG. Në minutën e 13-të, kundërsulm i shpejtë i parizienëve. Fabian Ruiz asiston për Desire Doue, ky i fundit shënon një gol spektakolar me një goditje klasi nga jashtë zonës së rreptësisë. Në minutën e 15-të, tjetër kundërsulm i shpejtë i parizienëve, që gjejnë golin e dytë me Ousmane Dembele. Francezi shënoi me kokë, pas krosimit të Desire Doue. Në minutën e 31-të, Vitinha shënon një gol tejet spektakolar, me një goditje fantastike në brendësi të kufijëve të zonës së rreptësisë. SHIKOGOLAT Në “Olimpico”, pjesa e parë mes Romës dhe Real Madridit është mbyllur në barazim 1-1. Verdhekuqtë kaluan të parët në avantazh...