Champions League: Mbrojtësi i Shqipërisë mposht Donnarumma-n dhe i shënon gol Man. City (video)
20 Tetor 2026 22:23 Telesport Pjesa e dytë në “Etihad” mes Manchester City dhe AEK Athinës ka nisur vrullshëm, duke dhuruar dy gola të shpejtë në pak minuta. Fillimisht grekët kundërshtuan shifrat me Stavro Pilo. Mbrojtësi i Shqipërisë, pas një asisti që mori nga shoku i skuadrës, Zini, depërtoi bukur në zonë dhe mposhti Gigio Donnarumma-n me një goditje të bukur me të majtën brenda zonës. SHIKOGOLIN Ky është goli i parë për mbrojtësin e Shqipërisë në Champions League. Megjithatë, reagimi i “Qytetarëve” ishte i menjëhershëm dhe shënuan golin e tretë me Rayan Cherki.
Burimi:
telesport.al