Champions League: Fenerbahce i bën “gropën” vetes në shtësë, Dortmund kryen me sukses misionin në Baku (video)

Champions League: Fenerbahce i bën “gropën” vetes në shtësë, Dortmund kryen me sukses misionin në Baku (video)

Kanë përfunduar dy takimet e para për sot në Champions League, të vlefshme për xhiron e tretë. Në Stamboll, Fenerbahce barazoi 2-2 ndaj Slavia Prague. 15 minutat e para të takimit ishin shumë të vrullshme dhe u shënuan tre gola të shpejtë. Në minutën e 4-të, Oğuz Aydın shënoi një gol tejet të bukur me një goditje fantastike me të majtën, nga distanca. Mason Greenwood dyfishon shifrat në minutën e 11-të, me një goditje qendrore, pas asistit të Nelson Semedo. Në minutën e 15-të, Lukáš Provod ngushton shifrat për Slavia Prague, pas një gafë të rëndë të Mattéo Guendouzi. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të pjesës së parë. Në fund të kohës së rregullt, çekët barazuan shifrat 2-2 me Pavel Kacor. SHIKOGOLAT Në...