Champions League: Fenerbahce dhe Roma rikthehen me X. “Paqe” edhe në Eindhoven (video)

Champions League: Fenerbahce dhe Roma rikthehen me X. “Paqe” edhe në Eindhoven (video)

Dy sfidat e para për sot në Champions League kanë përfunduar të dyja në barazim. Në Stamboll, Fenerbahce dhe Roma u ndanë në barazim 1-1. Klubi turk kishte 18 vjet që mungonte në fazën e grupeve, Roma 7 vite. Rasti i parë i rrezikshëm i pjesës së parë ishte në minutën e 21-të, ku Paulo Dybala ishte i vetëm përballë Ederson, por nuk arriti dot të ndëshkonte portierin brazilian, i cili bëri një super pritje. Sfida u zhbllokua në minutën e 39-të, ku Roma kaloi në avantazh falë golit të shënuar nga Bryan Cristante me një goditje fantastike me të djathtën jashtë zonës së rreptësisë, pas asistit të Donyell Malen. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për verdhekuqtë. SHIKOGOLIN Pjesa e dytë nis më mirë për...