CHAMPIONS LEAGUE/ COMO NGOPET ME 9 GOLA NE FRANCE, ARSENALI E CITY FITOJNE NE TRANSFERTE

CHAMPIONS LEAGUE/ COMO NGOPET ME 9 GOLA NE FRANCE, ARSENALI E CITY FITOJNE NE TRANSFERTE

Kanë përfunduar sfidat e ditës në Champions League, të vlefshme për javën e katërt të kësaj faze, me rezultate spektakolare dhe surpriza të mëdha. Vëmendjen kryesore e ka marrë Como e Cesc Fabregas, që ka regjistruar një fitore historike në transfertë, duke shkatërruar Lens me rezultatin e pabesueshëm 1-9. Një mbrëmje magjike për italianët, ku protagonistë ishin Anastasios Douvikas me dopietë, si dhe Nico Paz, Da Cunha, Kempf, Liberali, Baturina dhe Papaccioli, të cilët kontribuuan në këtë triumf të jashtëzakonshëm. Fitore të rëndësishme kanë regjistruar edhe Porto dhe Viking. Portugezët mposhtën 4-1 Napolin në “Dragao”, duke siguruar fitoren e parë në këtë sezon të Champions League. Ndërkohë, norvegjezët e Viking shkruan historinë e tyre, duke marrë fitoren e parë në këtë fazë të kompeticionit pas...