Champions League/ Bayern dhe Arsenal japin spektakël me katër gola në Mynih
Bayern Munich dhe Arsenal kanë dhuruar një përballje spektakolare në “Allianz Arena”, duke u ndarë në barazim 2-2. Sfida u karakterizua nga ritmi i lartë, rastet e shumta dhe emocionet deri në minutat e fundit. Arsenali kaloi i pari në avantazh në minutën e 25-të me Eze. Fillimisht, goli u anulua për pozicion jashtë loje, por pas ndërhyrjes së VAR-it, u konfirmua si i rregullt, duke u dhënë londinezëve epërsinë 0-1. Reagimi i Bayern Munich nuk vonoi. Në minutën e 35-të, Harry Kane dhuroi një asist të shkëlqyer për Alphonso Davies, i cili përballë Raya-s nuk gaboi, duke rikthyer baraspeshën në 1-1. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë. Në fraksionin e dytë, bavarezët u treguan më kërkues dhe në minutën e 59-të...
Burimi:
ntv.al