Burimi:
Vizionplus.tv

Champions League/ Ancelotti ka besim para Arsenalit: Mund ta përmbysim, jemi Real Madrid
👁9424
Në prag të ndeshjes së kthimit ndaj Arsenalit, pas humbjes 3-0 në “Emirates Stadium”, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, është shfaqur i vendosur dhe optimist përpara gazetarëve në konferencën për shtypin. “Tifozët janë shumë të rëndësishëm, na kanë ndihmuar shumë. Nesër do të kemi nevojë për një ndeshje të jashtëzakonshme për të ndryshuar fatin e kësaj sfide. Është e komplikuar, por do të përpiqemi të ndryshojmë mentalitetin. Do të luajmë me kokë, me zemër dhe me topin,” u shpreh tekniku italian. Ancelotti u ndal edhe te veçantia e “Bernabéut”, që shpesh ka përmbysur ndeshje të pamundura: “Këtu ndodhin gjëra...