Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Champions, hidhet shorti. Egnatia njeh kundërshtarin e mundshëm në raundin e dytë kualifikues
👁11781
18 Qershor 2025 12:41 Alfred Lleshi Egnatia ka mësuar kundërshtarin e mundshëm për raundin e dytë të Champions League, nëse kalon me sukses Breidablikun në raundin e parë. Në shortin e hedhur sot në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës, goglat e vendosën përballë skuadrës polake, KKS Lech Poznań. Skuadra rrogozhinase do të nisë aventurën në raundin e parë kualifikues ndaj Breidablik më 8 ose 9 korrik në “Egnatia Arena”, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet më 15 ose 16 korrik.