“Çfarë turpi, çfarë bande”, Vinicius Junior kërkon falje për kartonin e kuq dhe shpërndan mesazhin e fortë (foto)
11 Tetor 2026 16:03 Telesport Vinicius Junior ishte protagonisti kryesor në fitoren e vuajtur mbrëmë të Real Madridit 1-0 ndaj Villarreal në “Santiago Bernabeu”. Sulmuesi brazilian u fut si zëvendësues në pjesën e dytë, kur rezultati ishte 0-0. Fillimisht, Yan Diomande zhbllokoi shifrat, më pas Vinicius Junior shënoi golin e dytë, por që u anullua për një faull të brazilianit ndaj kundërshtarit, të cilin e kapi prej flokësh. Arbitri anulloi golin dhe ndëshkoi me karton të kuq Vinicius Junior, duke shkaktuar protesta dhe pakënaqësi të mëdha te madrilenët. Pas ndeshjes, Vinicius u kërkoi falje shokëve të skuadrës dhe tifozëve të Real Madridit përmes Instagramit, por më pas ndezi sërish debatin duke shpërndarë postimin e një tifozi. “Gjithmonë është Vinicius ai që merr kartonë të verdhë...
Burimi:
telesport.al