Çfarë pritet nga përpjekja e Trumpit për paqe në Ukrainë pas takimit Putin-Witkoff?

Çfarë pritet nga përpjekja e Trumpit për paqe në Ukrainë pas takimit Putin-Witkoff?

Pas takimit të të dërguarit të posaçëm amerikan, Steve Witkoff, me presidentin rus, Vladimir Putin, në Kremlin më 6 gusht, ku u diskutua lufta e Moskës kundër Ukrainës, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se palët bënë “përparim të madh”, por më pas u tha gazetarëve se nuk e sheh këtë si “përparim vendimtar”. Gjatë një bisede telefonike, ai u tha liderëve evropianë dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se dëshiron të takohet me Putinin – ndoshta javën e ardhshme – dhe më pas të mbajë një samit me Putinin dhe Zelenskyn, derisa i avancon përpjekjet për paqe. Rusia duket e entuziazmuar për një takim ballë për ballë mes Trumpit dhe Putinit, por duket shumë më e ftohtë ndaj idesë së një samiti trepalësh....