Çfarë po ndodh në Rinas? Njofim për anulimin e disa fluturimeve

Çfarë po ndodh në Rinas? Njofim për anulimin e disa fluturimeve

Disa fluturime nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës janë anuluar gjatë ditës së sotme për shkak të problemeve teknike në sistemet e kontrollit të trafikut ajror në Itali. Sipas njoftimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, anulimet kanë prekur linjat ajrore drejt dhe nga Milano (Malpensa), Torino, Verona, Pisa, Rimini dhe Gjenova, si pasojë e kufizimeve të vendosura në hapësirën ajrore italiane. Autoritetet e aeroportit bëjnë me dije se janë në koordinim me kompanitë ajrore dhe institucionet përkatëse për të ndjekur zhvillimin e situatës dhe për të minimizuar ndikimin te pasagjerët. Ndërkohë, udhëtarëve që kanë planifikuar fluturime drejt ose nga Italia u bëhet thirrje të kontrollojnë rregullisht njoftimet e kompanive ajrore për të marrë informacionet më të fundit mbi statusin e udhëtimeve të tyre. Njoftimi...