Çfarë po ndodh në Rinas? Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës del me deklaratë zyrtare

Çfarë po ndodh në Rinas? Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës del me deklaratë zyrtare

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, bën me dije se puna në këtë aeroport vijon normalisht dhe në kapacitet të plotë, duke përgënjeshtruar informacionet e shpërndara në rrjetet sociale për funksionimin e tij. Në një njoftim në rrjetet sociale, aeroporti bën me dije se të gjitha fluturimet, si ato hyrëse, ashtu edhe ato dalëse, po kryhen sipas orareve të paracaktuara dhe se nuk ka asnjë ndërprerje të shërbimeve. Administrata e aeroportit u ka bërë thirrje qytetarëve që për informacionet mbi fluturimet dhe funksionimin e tij t’u referohen vetëm kanaleve zyrtare të komunikimit. Postimi i Tirana International Airport Lidhur me disa informacione të rreme, të shpërndara në rrjetet sociale mbi funksionimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, sqarojmë se: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka vijuar dhe vijon normalisht punën,...