Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Çfarë po ndodh me bonusin e bebeve?/ Vetëm 9% u përfitua në janar-prill, nga rënia e lindjeve dhe ndryshimet ligjore
Ulet numri i bebeve që përfituan bonusin për periudhën janar -prill 2025, duke ndjekur tendencën rënëse të numrit të përfituesve nga viti në vit. Sipas të dhënave të Raportit të Monitorimit të Treguesve Financiarë për vitin 2025, nga fondi prej 2,25 miliardë lekësh i vënë në dispozicion për bonusin e bebes, janë realizuar vetëm 8,8% e pagesave, duke mbuluar 6,940 lindje për periudhën janar-prill. Ndërkohë, për vitin 2024, me një fond të ngjashëm prej 2,2 miliardë lekësh u realizuan 27% e pagesave për 8,672 lindje, ku 6,985 përfitues të bonusit ishin për lindjet brenda vendit dhe 1,687 bebe përfituese apo...