“Çfarë po i lëmë brezave të ardhshëm?”- Tabaku e shqetësuar për fasonët në Shkodër: Nga 140 në 30 punonjës, makineritë kthehen në Itali!

“Çfarë po i lëmë brezave të ardhshëm?”- Tabaku e shqetësuar për fasonët në Shkodër: Nga 140 në 30 punonjës, makineritë kthehen në Itali!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, së bashku me kolegun e saj Kliti Hoti, ka ngritur shqetësimin për krizën e prodhimit fason gjatë një vizite në një biznes në Shkodër. Sipas Tabakut, ndërmarrja që dikur kishte 140 punonjës sot ka vetëm 30, ndërsa një pjesë e makinerive po kthehen në Itali. Duke treguar produktet dhe ambientet e biznesit, Tabaku paralajmëroi se zhvlerësimi i euros dhe rritja e kostove po e çojnë sektorin drejt pezullimit të aktivitetit. “Ky është nga prodhimet e fundit ‘Made in Albania’ që ky biznes është duke realizuar”, u shpreh ajo. Sipas deputetes, kursi i euros në nivelin e 90 lekëve ka goditur rëndë të ardhurat e bizneseve eksportuese. Ajo deklaroi se zhvlerësimi ka ulur me të paktën 35% vlerën që bizneset...