Çfarë po “gatuhet” në PD? Këlliçi paralajmëron kandidatët: Burg për këdo që ka vjedhur votat e kolegut

Çfarë po “gatuhet” në PD? Këlliçi paralajmëron kandidatët: Burg për këdo që ka vjedhur votat e kolegut

Belind Këlliçi komentoi akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat e hapura, të cilët pretendojnë se u janë vjedhur votat nga kolegët e tyre nga radhët e PD që kanë fituar mandate në zgjedhjet e 11 majit. Lidhur me pretendimet e shfaqura hapur nga kandidati Aulon Kalaja në qarkun e Durrësit dhe Lefter Maliqi, në qarkun e Beratit, Këlliçi tha se kjo tregon demokracinë dhe lirinë brenda PD. Këlliçi më tej paralajmëroi çdo kandidat nga radhët e Partisë Demokratike që ka orientuar votën në skema të tilla që kanë dëmtuar kolegët brenda forcës së tyre politike, se do të japin llogari përpara ligjit. “Nuk ka asgjë të rëndë në PD. Kur të faktohen. Në PD ndodhi një situatë krejt tjetër. Ka kandidatë...