Çfarë ndodhi te minjtë? Shkencëtarët në kërkim të ‘pilulës së jetëgjatësisë’, testet japin rezultate

Çfarë ndodhi te minjtë? Shkencëtarët në kërkim të ‘pilulës së jetëgjatësisë’, testet japin rezultate

Një kompani bioteknologjike kineze po zhvillon një trajtim, të bazuar në një përbërës të nxjerrë nga farat e rrushit, për të cilin pretendon se në të ardhmen mund të ndihmojë në zgjatjen e jashtëzakonshme të jetëgjatësisë njerëzore, madje deri në 150 vjet, sipas “The New York Times”. Bëhet fjalë për procyanidin C1 (PCC1), një përbërës natyror i grupit të polifenoleve, që gjendet veçanërisht në farat e rrushit. Kompania me bazë në Shenzhen, “Lonvi Biosciences”, po e krijon PCC1 si një trajtim që synon qelizat e plakura të organizmit. Këto qeliza njihen në shkencë si qeliza seneshente. Këto qeliza janë dëmtuar dhe nuk funksionojnë më normalisht, por nuk largohen nga organizmi. Për këtë arsye, në literaturën popullore janë quajtur edhe “qeliza zombie”. Me kalimin e moshës,...