Çfarë ndodhi?/ Presidenti i Turqisë largohet nga Samiti i BE-së në Tiranë, bojkoton drekën e shtruar nga Rama

Çfarë ndodhi?/ Presidenti i Turqisë largohet nga Samiti i BE-së në Tiranë, bojkoton drekën e shtruar nga Rama

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ishte lideri i parë që u largua nga Samiti i VI i Komunitetit Politik Europian, i mbajtur në Tiranë. Gjatë qëndrimit të tij disaorësh në Shqipëri, Erdoğan mori pjesë në sesionin e parë të samitit ku mbajti edhe fjalën e tij. Gjatë vizitës, ai zhvilloi një takim dypalësh me kancelarin gjerman Merz, një ndër momentet kryesore të axhendës së tij. Pas përfundimit të fjalës dhe takimit, presidenti turk nuk qëndroi për drekën mes liderëve pjesëmarrës, por u largua drejt aeroportit të Rinasit, duke përfunduar vizitën e tij zyrtare në Tiranë.
Burimi: Sot.com.al