Çfarë ndodhi në Qafë-Thanë? Himni shqiptar në Pustec ndez debat në konferencën me Mickoskin, gazetari nga Tetova përplaset me Ramën
Përplasja për himnin shqiptar në Pustec u rikthye në qendër të vëmendjes gjatë konferencës së kryeministrit Edi Rama me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në Qafë Thanë. Gazetari e pyeti drejtpërdrejt Mickoskin nëse ndiente nevojën t’u kërkonte falje shqiptarëve për atë që u konsiderua si mosrespektim i himnit shqiptar gjatë aktivitetit në Pustec. “Ne jemi popull shumëetnik dhe i vlerësojmë të gjithë. Sot po festojmë 22 Nëntorin. Në lidhje me himnin, nuk e keni ndjekur aktivitetin deri në fund. Himni u zbatua. Të relaksohemi”, tha Mickoski. Ndërkohë një moment tensioni u shënua pasi një gazetar nga Tetova akuzoi Ramën se nuk ka folur për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Rama iu përgjigj se Maqedonia e Veriut është shtet sovran dhe se...
Burimi:
javanews.al