Çfarë ndodhi mbrëmë në Vlorë? Sherr me thika, policia qëlloi në ajër për t’i ndaluar, njëri ia mbathi…

Çfarë ndodhi mbrëmë në Vlorë? Sherr me thika, policia qëlloi në ajër për t’i ndaluar, njëri ia mbathi…

pamje-vlore VLORË- Tensione dhe përplasje fizike janë regjistruar mbrëmjen e kaluar në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, pas një konflikti mes disa personave. Sherri ka degjeneruar në përplasje fizike, ndërsa dyshohet se njëri prej personave të përfshirë kishte me vete një thikë. Ndërkohë, policia ka ndërhyrë menjëherë për të neutralizuar konfliktin, por në momentin e ndërhyrjes, njëri prej personave të përfshirë është larguar me vrap. Ai nuk u është bindur thirrjeve të efektivëve për të ndaluar, çka ka bërë që policia të qëllojë një herë në ajër me armë zjarri. Megjithatë, personi ka vijuar largimin, por është kapur nga efektivët disa metra më tutje. Nga konflikti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa rrethanat dhe motivet që çuan në përplasjen fizike mbeten ende...