Çfarë ndodhi mbrëmë në Sarandë? Operacion antidrogë, arrestohen “kokat” e grupeve, sekuestrohen armë e lëndë narkotike

Çfarë ndodhi mbrëmë në Sarandë? Operacion antidrogë, arrestohen “kokat” e grupeve, sekuestrohen armë e lëndë narkotike

FOTO ILUSTRUESE SARANDË-Një opreacion antidrogë është zhvilluar gjatë mbrëmjes së 5 shtatorit në Sarandë. Në kuadër të aksionit janë arrestuar disa persona ndërsa mësohet se janë sekuestruar armë dhe lëndë narkotike. Mes personave të ndaluar dyshohen edhe individë që konsiderohen drejtuesit kryesorë të grupeve që kontrollonin shpërndarjen e drogës në Sarandë. Identiteti i tyre ende nuk bëhet me dije. Gjatë kontrolleve, forcat e Policisë kanë sekuestruar sasi të konsiderueshme kokaine dhe kanabisi, si dhe armë zjarri që përdoreshin nga anëtarët e këtij rrjeti kriminal. Lidhur me aksionin një njoftim zyrtar pritet nga autoritetet./ZËRI