Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Çfarë ndodhi? Bllokohen llogaritë bankare për disa komuna, ja arsyeja
Pesë komuna në Kosovë janë duke u përballur me bllokimin e llogarive të tyre bankare, duke rrezikuar seriozisht funksionimin e rregullt të institucioneve lokale dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët. Për këtë, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, në një deklaratë për KosovaPress thekson se problemi qëndron tek niveli qendror që nuk po konsultohet me komunat për “mjetet që po ua merr”. Ai thotë se, komunat që u përballen me këtë dukuri, janë komuna e Ferizajt, Lipjanit, Drenasit, Vushtrrisë dhe Junikut.Lidhur me këtë, Ministria e Financave, deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk është përgjigjur...