“Çfarë lojtari, është i jashtëzakonshëm”, Gabriel Jesus mahnitet nga shoku i skuadrës

“Çfarë lojtari, është i jashtëzakonshëm”, Gabriel Jesus mahnitet nga shoku i skuadrës

10 Nëntor 2026 20:51 Telesport Pedri bëri një paraqitje fenomenale në fitoren e fundit të Barcelonës 1-2 ndaj Atletico Madridit në “Metropolitano”. Paraqitje e jashtëzakonshme e mesfushorit spanjoll nuk kaloi pa u vënë rë nga shokët e skuadrës, sidomos ata që gjendeshin në stol. Kamerat e “Movistar Plus” kapën një moment interesant mes Gabriel Jesus dhe Alejandro Balde. Në një bisedë mes të dyve në stolin e Barcelonës gjatë ndeshjes, braziliani komentoi: “Çfarë lojtari është Pedri. Një lojtar i jashtëzakonshëm.” Alejandro Balde u pajtua me këtë vlerësim, duke theksuar gjithashtu talentin e jashtëzakonshëm të mesfushorit spanjoll “Është shumë i mirë, vëlla”.