Milan i thotë “jo” ofertës nga Anglia për zbulimin e këtij sezoni. Kuqezinjtë kanë një plan tjetër
10 Nëntor 2026 20:11 Telesport Alphadjo Cisse mund të konsiderohet si zbulimi i madh i Milanit këtë sezon dhe i gjithë Serie A. 20-vjeçari ka shënuar 8 gola në 12 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke përfshirë Serie A dhe Europa League. Forma e mirë e tij ka ngjallur interesimin e klubeve të tjera. Mediet italiane zbulojnë se Milan ka refuzuar së fundmi një ofertë konkrete të ardhur nga Brighton. Plani i drejtuesve kuqezi është të rinovojnë kontratën aktuale të sulmuesit që skadon në vitin 2030. Për të do të ketë edhe një rritje të konsiderueshme të pagës në kontratën e re që mendohet të jetë minimumi deri në vitin 2032. Klubi kuqezi po punon për të finalizuar sa më shpejt kontratën e re, duke...
Burimi:
telesport.al