“Ai është si Lamine Yamal”, Capello ngre në qiell yllin e Serie A
10 Nëntor 2026 18:46 Telesport Fabio Capello ka dhënë vlerësimet maksimale për yllin e Juventusit, Kenan Yildiz, madje duke e krahasuar atë me Lamine Yamal. Capello e bëri këtë vlerësim në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Bulgarelli Numri 8”, e cila u mbajt në Palazzo d’Accursio, në Bologna. Capello, i cili kryesoi jurinë e çmimit, ia dorëzoi atë yllit të Juventusit, turkut Kenan Yildiz. Ai e nisi fjalën e tij duke vlerësuar kreativitetin e sulmuesit, përpara se të jepte një vlerësim të jashtëzakonshëm. “Yildiz bën gjëra që askush nuk do t’i imagjinonte kurrë. Juventusit, futbollit dhe tifozëve u mungon shumë ai. Kenan është Lamine Yamal i Italisë”, tha Capello. Ky çmim organizohet nga Shoqata Italiane e Futbollistëve dhe nderon figurat më të spikatura që kanë...
Burimi:
telesport.al