“Kemi Diellën, ministren e parë me IA”, Rama: Inteligjenca Artificiale, bekim për Shqipërinë

“Kemi Diellën, ministren e parë me IA”, Rama: Inteligjenca Artificiale, bekim për Shqipërinë

edi rama PARIS- Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar si një 'bekim' inteligjencën artificiale për një vend si Shqipëria. Në Forumin e Paqes në Paris, Rama u pyet për ndikimin e inteligjencës artificiale në anëtarësimin për në BE, ku përmendin ministren 'Diella' dhe theksoi se teknologjia mund të ndihmojë në përshpejtimin e proceseve. Sipas Ramës, IA-ja mund të ndihmojë dhe të transformojë edhe marrëdhënies mes qytetarëve dhe institucioneve.  “Kemi ministren e parë të Inteligjencës Artificiale. Jemi shumë të kënaqur me të. Po përmirësohet dita ditës. E transformuam procesin e vjetër të transfozimit të legjislacionit europian shumë shpejtë përmes inteligjencës artificiale. Po punojmë për një proces prokurimesh publike që kryhet plotësisht përmes inteligjencës artificiale. AI është bekim për vende si i yni që vijnë nga shumë pas...