Koka përplaset me Konomin: Mos i ngatërroni pensionet e deputetëve me ato të qytetarëve
Debati për buxhetin e vitit 2027 ka sjellë përplasje. Teksa deputetja socialiste Milva Ekonomi po fliste për skemën e pensioneve dhe rritjen e parashikuar të tyre nga 1 janari, gazetari Bledian Koka ndërhyri duke ngritur shqetësimin për diferencën mes pensioneve të qytetarëve dhe atyre që përfitojnë deputetët. “Mos ngatërroni pensionin e deputetëve me të qytetarëve, zonjë. Mos i ngatërroni pensionet 1 milion lekë me pensionet maksimumi 200 mijë lekë të vjetra për qytetarët”, deklaroi Koka, duke kundërshtuar shpjegimet e deputetes socialiste. Nga ana e saj, Ekonomi reagoi duke sqaruar se pensionet në Shqipëri ndahen sipas kategorive dhe se vlera e tyre nuk është e njëjtë për të gjithë përfituesit. Sipas saj, pensioni i plotë në qytet arrin në 400 mijë lekë të vjetra, ndërsa pensioni...
Burimi:
kohajone.com