Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Çfarë ishte Rruga e Mëndafshit dhe çfarë ndodhi me të?
Nga Sam Walters Dinastia kineze Han e mirëpriti tregtinë me Perëndimin që rreth 2000 vjet më parë. Por oborrtarët e saj nuk mund ta imagjinonin se ishin duke krijuar themelet e njërit prej sistemeve më të vjetra, më të mëdha dhe më jetëgjata të tregtisë në botë. Gjatë gjithë ekzistencës së tij 1600-vjeçare, sistemi i lashtë i Rrugës së Mëndafshit i rezistoi ngritjes dhe rënies së kulturave dhe qytetërimeve të panumërta, duke dalë edhe më e fortë nga cilado përvojë e tillë. Po cilat ishin ngjarjet që e përcaktuan historinë e Rrugës së Mëndafshit dhe pse mori fund ky sistem? Një koleksion i ngatërruar rrugësh që ndryshonin vazhdimisht, kjo rrugë i zhvendosi mallrat nëpër Azi dhe Evropë nga viti 130 Para Krishtit deri në vitin...