Çfarë i bashkoi sot Berishën dhe Biberajn në SHBA, një vit pas përplasjes publike për PD-në
Lideri i së djathtës shqiptare u prit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga një grup shqiptarësh, të cilët prej vitesh jetojnë dhe punojnë atje. Mëngjesin e së shtunës, ish-kryeministri Sali Berisha shkeli tokën amerikane, ndërsa ashtu siç kemi njoftuar edhe më herët, axhenda e tij gjatë këtyre ditëve është e ngarkuar me një sërë takimesh me përfaqësues të diasporës shqiptare. Një prej takimeve u zhvillua së fundmi në New Jersey, ku Berisha, së bashku me disa shqiptarë të diasporës, shtruan një drekë dhe diskutuan mbi zhvillimet politike në Shqipëri. Gjatë bisedës, ish-kryeministri ndau me të pranishmit edhe shqetësimin e tij për shpopullimin e vendit. Në mesin e të ftuarve ishte edhe gazetari shqiptaro-amerikan dhe historiani i njohur Elez Biberaj. Siç shihet edhe në pamjet...
Burimi:
ntv.al