Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Çfarë e bën Jorge Luis Borgesin një shkrimtar tejet të veçantë?
Borges e imagjinonte parajsën si një bibliotekë dhe thotë se nuk krenohej me atë që kishte shkruar, por me atë që kishte lexuar. Pak njerëz i kanë përjetuar leximet në një mënyrë kaq të plotë. Në një nga poezitë e tij, kur tashmë kishte filluar të humbiste shikimin, Borges shkruan: Zoti, me ironi aq madhështoremë dha edhe librat edhe natën. Një nga idetë e tij të preferuara ishte ajo e Valéry-t, i cili thoshte se e gjithë letërsia ishte shkruar nga një autor i vetëm, Shpirti, dhe të gjithë shkrimtarët ishin vetëm kopjues, të një “kalorësi të gjithëdijshëm”. Studiuesi i...