Çfarë çoi në rrëzimin e Perandorisë Romake?

Çfarë çoi në rrëzimin e Perandorisë Romake?

Dy mijë vjet më parë, Perandoria Romake ndodhej në kulmin e pushtetit. Si mundi të rrëzohej një perandori kaq e madhe? Një ekspozitë në Trir të Gjermanisë e kërkon përgjigjen në trazirat e antikitetit të vonshëm.  “Romam salvete”: Mirëseerdhët në Perandorinë Romake. Kjo mbretëri antike shtrihej nga Britania deri në Detin e Zi dhe nga Spanja deri në Egjipt. Aftësitë ushtarake dhe arritjet teknike dhe kulturore të saj kanë qenë të pashembullta. Banorët e saj përfituan nga kanalizimi dhe uji i freskët që transportohej nëpër akuadukte dhe jetuan në shtëpi me ngrohje nga dyshemeja. Edhe në rajonet më të largëta të provincave kishte rrugë të përshtatshme dhe lulëzonte tregtia. Publiku freskohej në banjat termale dhe shijonte ushqimin e shijshëm, ndërkohë që kënaqej në arenat e...