Çështja Veliaj, Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE: Paraburgimi i zgjatur cenon të drejtat e tij dhe të votuesve

Çështja Veliaj, Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE: Paraburgimi i zgjatur cenon të drejtat e tij dhe të votuesve

Çështja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka zënë vend në raportin e katërt të monitorimit të zbatimit të Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore në Shqipëri, i hartuar nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshillit të Europës. Duke iu referuar vlerësimeve të Komisionit të Venecias, hartuesit e raportit vërejnë se “paraburgimi i zgjatur i kryetarëve të bashkive duhet trajtuar me kujdes të veçantë”. Sipas tyre, një situatë e tillë “mund të vërë në pikëpyetje si të drejtat individuale të kryetarëve sipas Konventës europiane të të Drejtave të Njeriut, ashtu edhe të drejtat e votuesve që i kanë zgjedhur ata.” Në raport bëhet një përshkrim i detajuar që nga momenti I arrestimit të Veliajt, deri te përpjekjet për shkarkimin e tij, dhe rikonfirmimin nga...