Çështja e SHISH, Çuçi: Këshilli i Sigurisë Kombëtare mblidhet sërish pas auditimit të thelluar për Vlora Hysenin

Çështja e SHISH, Çuçi: Këshilli i Sigurisë Kombëtare mblidhet sërish pas auditimit të thelluar për Vlora Hysenin

Çështja e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, do të rikthehet sërish në nivelet më të larta të sigurisë kombëtare. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komisionit të Sigurisë, Bledi Çuçi, gjatë diskutimeve për zhvillimet e fundit në institucionet e inteligjencës. Sipas tij, Këshilli i Sigurisë Kombëtare u mblodh të hënën me kërkesë të Presidentit për të marrë një informacion paraprak nga SHISH. Në atë mbledhje i është lënë detyrë institucionit të kryejë një auditim të thelluar për të verifikuar pasojat e mundshme në funksionimin e tij. Çuçi konfirmoi se Këshilli do të mblidhet sërish menjëherë sapo të përfundojë ky verifikim i brendshëm. Kreu i Komisionit kërkoi që Prokurorisë t’i lihet kohë dhe qetësi për të hetuar deri në fund përfshirjen...