“Nuk është 10 miliardë euro, por 5.5”, Berisha vijon akuzat për buxhetin: Pensionistët marrin vetëm 1 përqind të GDP-së

“Nuk është 10 miliardë euro, por 5.5”, Berisha vijon akuzat për buxhetin: Pensionistët marrin vetëm 1 përqind të GDP-së

Sali Berisha ka vijuar edhe sot akuzat për buxhetin 2027,i cili u miratua në parim pas një seance maratonë diskutimesh. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, kreu demokrat dhe tha se shifra prej 10 miliardë eurosh e reklamuar nga qeveria është spekulim, pasi sipas tij, me kursin e këmbimit të vitit 2013, buxheti do të ishte 5.5 miliardë euro. “Rikthehem tek buxheti i reklamuar si buxheti më i madh në histori me 10 miliardë euro. Së pari, kjo përbën një spekulim madhor sepse në rast se kthehemi në kursin e këmbimit të vitit 2013, kemi të bëjmë pas 14 vitesh me një buxhet prej 5.5 miliardë euro nga 4 miliardë që ishte buxheti i fundit i qeverisë së mëparshme. Po të shkojmë në...