DO TA KALBIN NE BURG/ DASH SHEHI ZBULON ÇFARE FSHIHET PAS PERPLASJES RAMA-VELIAJ

DO TA KALBIN NE BURG/ DASH SHEHI ZBULON ÇFARE FSHIHET PAS PERPLASJES RAMA-VELIAJ

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi ka komentuar përplasjen mes Erion Veliajt dhe kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar reagimin e kryebashkiakut të Tiranës si një lëvizje politike për të mbrojtur veten dhe për të mos dalë përfundimisht jashtë skenës politike. Shehi tha se i beson pretendimeve të Veliajt për kërcënime nga Rama dhe ngre dyshime për vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogut në ambientet ku mbahet kryebashkiaku. Ai shprehet gjithashtu se Rama nuk do ta përjashtojë Veliajn nga Partia Socialiste. Sipas Shehit, Veliaj e ka kuptuar se do të qëndrojë gjatë në burg dhe se, përmes procedurave ligjore, nuk do të mund t’ja dalë të lirohet. Për këtë arsye, sipas Shehit, ai ka zgjedhur të ndryshojë kurs dhe ta zhvendosë...