“Muçi po mëson nga Salah”! Rrëfimi i Maran në mediat e Italisë: Vjen koha edhe për Shpendin

“Muçi po mëson nga Salah”! Rrëfimi i Maran në mediat e Italisë: Vjen koha edhe për Shpendin

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka dhënë një intervistë për median italiane “La Gazzetta dello Sport”, ku ka folur për eksperiencën e tij në krye të kuqezinjve, rezultatet e arritura në Nations League dhe objektivat për të ardhmen. Trajneri Maran ka vlerësuar lidhjen e veçantë mes Kombëtares dhe tifozëve shqiptarë, duke theksuar se një nga kënaqësitë më të mëdha gjatë këtyre gjashtë muajve ka qenë rikthimi i entuziazmit dhe besimit te skuadra. Tekniku kuqezi ka folur gjithashtu për organizimin e FSHF-së, cilësitë e grupit, lojtarët e rinj dhe synimin për të siguruar një vend në Kampionatin Europian “EURO 2028”. Rolando, na lejoni t’ju themi: na keni surprizuar me videon e fundit pas fitores me Bjellorusinë. Ke të drejtë, edhe sepse zakonisht këto gjëra mbeten...