Çështja e mandateve, Gjykata Kushtetuese riaktivizon mekanizmin e një të pestës së deputetëve

Çështja e mandateve, Gjykata Kushtetuese riaktivizon mekanizmin e një të pestës së deputetëve

Një vendim i shpallur nga Gjykata Kushtetuese në muajin maj, rrëzonte opozitën për mandatin e deputetit Vullnet Sinaj, por zbardhja e e plotë e tij më 10 korrik, zbulon se Gjykata, ka korrigjuar vetveten, duke riaktivizuar të drejtën e një të pestës së deputetëve për t’iu drejtuar direkt asaj në rastet e papajtueshmërisë së mandatit. Në këtë mënyrë, kapërcehet ngërçi i krijuar nga shumica socialiste, me rastin e Olta Xhaçkës apo dhe Vullnet Sinajt, kur Parlamenti refuzoi t’i dërgonte çështjet në Gjykatë. Sipas vendimit të fundit, nëse Kuvendi, vendos me votën e shumicës të mos e përcjellë çështjen për shqyrtim në Gjykatën...