Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Çështja “Bankers”/ Prokuroria kërkoi arrest me burg për 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin
Gjykata e Apelit në Tiranë ka shtyrë për ditën e nesërme vendimin për masat e sigurisë ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të arrestuar për evazionin fiskal të kompanisë së naftës “Bankers Petroleum”. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 10 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e “Bankers Petroleum”. Ish-drejtori Leonidha Çobo e drejtori aktual i kompanisë Hongping Xiao së bashku me zyrtarë të tjerë të kësaj kompanie, akuzohen për evazion fiskal dhe pastrim parash. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të natyrës së çështjes dhe kërkesës së palëve për ruajtje të konfidencialitetit. Përfaqësuesit e ambasadës kineze në Tiranë, që ndodheshin në ambientet e jashtme të Apelit për të ndjekur nga afër procesin, nuk janë lejuar të marrin pjesë në seancë. Arsyeja për këtë është ndjeshmëria...